19:50 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bytyqi vazhdon takimet në SHBA, diskuton për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit  

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në vazhdën e takimeve të rëndësishme në SHBA, sot kishte edhe disa takim me presidentin e Nova Virgina Comunity College, Scott Ralls dhe ekipin etij.

Sipas tij, me presidentin Rall kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit që studentët e Kosovës të kenë mundësi të bëhen pjesë e këtij kolegji, dhe për këtë Ralls ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë.

Ky është postimi i tij:

Në vazhdën e takimeve të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot kishim edhe disa takime tjera, atë me Presidentin e Nova Virginia Community College, Dr. Scott Ralls dhe ekipin e tij, me eksperten për vlerësim të performancës së mësimdhënësve, znj. Elizabeth Ross, drejtorin menaxhues të Këshillit Kombëtar për cilësinë e mësimdhënies dhe me udhëheqësit e DC Public Schools Central Office.

Gjatë takimit me Presidentin Ralls dhe stafin e tij të Nova Virginia Community College, si kolegji më i rëndësishëm në shtetin Virgjinia u njoftuam për punën e madhe që bëhet në këtë kolegj, identifikimin e nevojave të tregut të punës, për ndihmën dhe përkrahjen e studentëve dhe përgatitjen e tyre për këto programe.

Me presidentin Ralls diskutuam edhe për mundësitë e bashkëpunimit që studentët tanë nga Kosova të kenë mundësi të bëhen pjesë e këtij kolegji, e rreth kësaj presidenti Ralls shprehu gatishmërinë e tij të plotë për të bashkëpunuar rreth kësaj çështje.

Gjatë takimit tjetër me eksperten për vlerësim të performancës së mësimdhënësve, znj. Elizabeth Ross, diskutuam dhe u njoftuam në hollësi për metodat, sfidat dhe praktikat që ndiqen gjatë procesit të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, znj. Ross e njoftuam se edhe në Kosovë jemi tashmë në fazën fillestare të procesit për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve dhe rreth kësaj ajo shprehu gatishmëri për të na dhënë përkrahje dhe për të na ndihmuar me praktikat më të mira dhe përvojën e tyre në këtë proces shumë të rëndësishëm për ngritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar.

Ndërsa, në takim me udhëheqësit e shkollave publike, veç diskutimeve të shumta që kishim rreth arsimit parauniversitar në vendet përkatëse, në veçanti diskutuam dhe u njoftuam mbi organizimin e shkollave publike në arsimin parauniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.