14:28 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bytyqi:Mbështetja e gjithë faktorëve për të nxjerrë kualitet në arsim, është garanci e vetme për të nesërme më të mirë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi ka falënderuar Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova për qëndrimin e saj lidhur me arsimin në Kosovë.

Tutje ministri Bytyqi ka thënë se gjithë kapacitetet e shoqërisë vuajnë arsimin e dobët dhe se një fëmijë i lindur në Kosovë shtë 56% më pak produktiv në arsimin që merr, sipas Bankës Botërore. Edhe Pisa 2015 ka treguar se : Programet e ngarkuara arsimore e studimore, mungesa e kapaciteteve për praktikimin e mësimit a studimit, stafet politike të etabluara në segmente profesionale (të cilat e kanë zënë sistemin dhe ulin standardet e arritshmërisë), nepotizmi familjar e politik janë baza determinuese e gjendjes jo të mirë në arsim, transmeton Indeksonline.

Ministri ka thënë poashtu se qeverisjet edhe pse janë ndërruar nëpër kohë kanë lënë tetakulat e veta, përdorimi i të cilave nga to është vet e keqja dhe mykja e sistemit.

Postimi i plotë:

E vërteta e thënë troç është filli i ndihmës që i duhet vendit tonë!

Faleminderit zonja Apostolova!

Gjithë kapacitetet e shoqërisë vuajnë arsimimin e dobët. Një fëmijë i lindur në Kosovë është 56% më pak produktiv me arsimin që merr, sipas Bankës Botërore. Edhe Pisa 2015 na tregoi se: Programet e ngarkuara arsimore e studimore, mungesa e kapaciteteve për praktikimin e mësimit a studimit, stafet politike të etabluara në segmente profesionale (të cilat e kanë zënë sistemin dhe ulin standardet e arritshmërisë), nepotizmi familjar e politik janë baza determinuese e gjendjes jo të mirë në arsim.

Shtresime të tilla të akomoduara brenda sistemit të arsimit nga nepotizmi politik dhe familjar janë faktor që po e ngufasin dhe degradojnë jo vetëm arsimin, por edhe gjithë aktualitetin tonë jetësorë dhe perspektivën integruese në botën e zhvilluar përmes standardëve të arritura. Andaj mungon zhvillimi ynë, andaj është e ngulfatur shoqëria, sepse deri më tani ka munguar guximi shtetëror për tu liruar nga segmente pushtetore që vinë nga myku . Qeverisjet edhe pse janë ndërruar nëpër kohë kanë lënë tetakulat e veta përdorimi i të cilave nga to është vet e keqja dhe mykja e sistemit.

Organogrami i ri mëton fillin e ndryshimit. Na duhet mirëkuptim konkurrence, na duhet përzgjedhje profesionale dhe jo brenda mykut të shtresimeve.

Impenjimi dhe mbështetja e gjithë faktorëve për të nxjerrë kualitetet në drejtimin e Arsimit (të kualifikuarit e padeformuar nga veset që ka prodhuar ndikimi politik), është garanci e vetme për një të nesërme më të mirë.

Me të tilla objektiva ia vlejnë të lidhen edhe fatet politike!