22:57 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Cagliari në “frymën e fundit” fitoi dramën ndaj Sampdorias

Cagliari është befasia më e madhe sivjet në Serie A pa asnjë dyshim.

Kjo skuadër vazhdon formën e mirë pas fitores që arriti sonte 4-3 kundër Sampdorias.

Ata ishin në disavantazh 0-2 por në pjesën e dytë u rikthyën mrekullisht.

Radja Nainggolan shënoi një gol ndërsa dy tjerë i shtoi Joao Pedro.

Alberto Cerri në kohën shtesë shënoi golin e fitores.

Cagliari tani renditet në vendin e 4-të me 28 pikë, 9 më pak se lideri Inter.

/Indeksonline/