10:45 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Çaj me xhinxher e kanellë për të “pastruar” zonën abdominale

Të paktën një herë i keni provuar çajërat me bimë që u thonë se kanë efekte dobësimi. Epo, në mosdobësimi të paktën pastrimi, e kanë patjetër. Këto ditë që e keni mbingarkuar trupin me djathëra, mishra, e gjithfarë alkoolesh duhet të bëni të paktën këtë; pastrimin. Përveç të tjerash, ky çaj do të shërbejë edhe si mbrojtje e të gjitha ftohjeve të dimrit. Çaji përgatitet me xhinxher, kanellë dhe limon dhe i shërben zonës abdominale të mos tregojë gjithë yndyrat që ka konsumuar. Duhen:


2 shkopinj kanellë
3 limona
¾ lt ujë
gjethe mente


Përgatitja:
Zieni ujin dhe shtoni më pas kanellën, limonin dhe xhinxherin. Pasi t’i keni hedhur të gjithë përbërësit në ujë, uleni temperaturën e zierjes dhe lëreni ende për 25 minuta. Pas kësaj, kullojeni çajin dhe shërbejeni. Nëse konsumoni një filxhan të tillë përpara çdo vakti kryesor do t’i shihni efektet shumë shpejt.