20:00 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Cakaj: Do të thellojmë bashkëpunimin me Maltën dhe Hungarinë

Gjatë Konferencës së Mesdheut të mbajtur në Tiranë, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi disa takime dypalëshe me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë, z. Péter Szijjártó dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, z. Carmelo Abela.

“Me dy homologët diskutuam për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit në organizata ndërkombëtare!”, shprehet Cakaj nëpërmjet një postimi në facebook.

Në vijim të bashkëpunimit, shumë shpejt me dy vendet pritet të zhvillohen projekte konkrete./Indeksonline/