14:18 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Cakaj e Rama në Ukrainë, zhvillojnë takime të nivelit të lartë politik

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, është duke qëndruar në Ukrainë bashkë me kryeministrin, Edi Rama.

Ministri ka njoftuar përmes një shkrimi të bërë në Facebook se gjatë kësaj vizite kanë zh villuar takime me nivele të larta politike.

“Gjatë vizitës në Ukrainë zhvilluam takime të niveleve të larta politike, konfirmuam mbështetjen për misionet e OSBE-së në terren dhe vizituam zonat e prekura nga konflikti për të dhënë shembullin e përkushtimit të plotë të Kryesisë së Shqipërisë për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në përgjithësi”, ka njoftuar Cakaj rreth kësaj vizite./Indeksonline