19:17 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Cakaj: FSK meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm dhe profesionalizmin

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka falënderuar të gjithë shtetet të cilët i qëndruan afër dhe i ndihmuan të prekurve nga tërmeti.

Cakaj përmes një postimi në facebook ka thënë se mirënjohjen me të veçantë e meriton Forca e Sigurisë së Kosovës për përkushtimin e pakrahasueshëm dhe profesionalizmin mbresëlënë.

Ja postimi i plote:

Mes konsideratave më të larta e falenderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës
?????!

Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë!

Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare.
Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj rradhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha ?!