21:39 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Cakaj informon rreth takimit me Donald Tusk, nënvizon dy çështje të rëndësishme

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka deklaruar se vizita e Presidentit Donald Tusk, mbar një domethënie të veçantë para vendimit të tetorit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Cakaj ka bërë nënvizimin e dy çështjeve me rëndësi nga ky takim, transmeton Indeksonline.

Vizita e Presidentit të Këshillit Evropian sot në Tiranë, z. Donald Tusk, mbart një domethënie të veçantë para vendimit të tetorit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE !

Nënvizimi i dy çështjeve është me rëndësi:

Së pari, Presidenti i Këshillit sot ka bërë edhe njëherë të qartë se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Së dyti, Presidenti i Këshillit nga Tirana sot i ka dërguar një mesazh të qartë të gjitha vendeve anëtare për nevojën për të lëvizur përpara në procesin e zgjerimit të BE-së duke i dhënë dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Ne presim që vendet anëtare të BE-së të vendosin bazuar në rekomandimet pozitive të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave
në tetor. Ky vendim është thelbësor për të shpërblyer të arriturat e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe për të zhvilluar
tutje besueshmërinë në politikat e zgjerimit të BE-së në përgjithësi./Indeksonline/