14:43 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Cakaj: Presim solidarizim të plotë, nga Holanda, për riparimin e rindërtimeve

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri , Gent Cakaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama sot është takuar me me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe ministrin e Jashtëm, Stef Blok, shkruan Indeksonline.

Cakaj ka thënë se më e rëndësishmja nga të gjitha mbetet solidarizimi i plotë i Holandës me Shqipërinë dhe gatishmëria e saj e plotë në përpjekjen për riparimin e rindërtimin e hapësirave të prekura nga tërmeti.

“Sot së bashku me Kryeministrin Rama zhvilluam një takim me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe Ministrin e Jashtëm, Stef Blok! Diskutuam për shtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e perspektivës evropiane të Shqipërisë. Sidoqoftë, më e rëndësishmja nga të gjitha mbetet solidarizimi i plotë i Holandës me Shqipërinë në këto momente të vështira dhe gatishmëria e saj e plotë për të na mbështetur fuqishëm në përpjekjen për riparimin e rindërtimin e hapësirave të prekura nga tërmeti në gjithë vendin”, ka thënë ai./Indeksonline/