15:48 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Cakaj takim përmbajtësor me zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme është takuar me zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Këtë e ka bërë të ditur vet Cakaj përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook.

“Në takim, mes tjerash, diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në përgjithësi dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit të mëtejmë në rrugëtimin e përbashkët në integrimin evropian në veçanti!

Po ashtu, vlen të theksohet se Shqipëria konsideron se Ligji për Gjuhët është një arritje e patjetërsueshme historike dhe zbatimi i plotë i saj në praktikë është i rëndësisë thelbësore për shqiptarët dhe rajonin në tërësi”, ka shkruar ministri shqiptar./Indeksonline/