11:56 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Caktohen datat e gjysmëfinaleve dhe finales së Kupës së Kosovës

Të shtunën dhe të dielën janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës.

Feronikeli, Vëllaznimi, Ballkani dhe Trepça ’89 kanë siguruar një vend në katërshen më të mirë duke eliminuar Ferizajin, Dritën, Kikën dhe Prishtinën.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me 17 prill dhe 1 maj derisa finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet me 26 maj.

Nesër do të mblidhet Komisioni i FFK-së për të vendosur ditën që do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve. /IndeksOnline/