17:18 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Caktohen gjyqtarët për Javën e Shtatë të Superligës së Kosovës, këtij referi i besohet derbi, Ballkani-Drita

Janë caktuar gjyqtarët për Javën e Shtatë të Superligës së Kosovës.

Genc Nuza do ta ndaj drejtësinë në derbin mes Ballkanit dhe Dritës, transmeton Indeksonline.

Në derbin tjetër mes Feronikelit dhe Prishtinës, gjyqtarë kryesor do të jetë Tefik Maloku.

Dardan Çaka do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Besa-Llapi. Kurse, Selim Isufi do të jetë referi kryesor në ndeshjen mes Drenicës dhe Arbërisë.

Ndarja e drejtësisë në ndeshjen Gjilani-Trepça 89 i është besuar Alban Shalës./Indeksonline/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm