15:11 / E Hënë, 22 Maj 2023 / B O

Caktohet gjyqtari kryesor i ndeshjes Manchester City-Inter

Polaku Szymon Marciniak do të jetë arbitri i finales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit. Polaku e kishte drejtuar finalen e Kupës së Botës në Katar mes Argjentinës dhe Francës.

Gjyqtari polak drejtoi gjithashtu gjysmëfinalen e së mërkurës së kaluar midis Manchester City dhe Real Madrid.

Marciniak do të asistohet nga Paëel Sokolnicki dhe Tomasz Listkieëicz si ndihmës, rumuni Istvan Kovacs gjyqtari i katërt i ndeshjes, ndërsa në Var do të jenë polakët Tomasz Kwiatowski dhe Bartosz Frankowski, së bashku me gjermanin Marco Fritz.