15:17 / E Martë, 25 Janar 2022 / LB

Caktohet një muaj paraburim ndaj ferizajasit, dyshohet se dhunoi një të mitur

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit E.A, i cili dyshohet për dhunimin e një të miture.

Sipas Gjykatës, i pandehuri në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën 16-vjeçare dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës.