11:42 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / L K

Caktohet përfundimisht stadiumi i ndeshjes Zvicër-Kosovë

Federata zvicerane e futbollit ka njoftuar sot se ndeshja mes Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024 do të luhet në Basel, me datën e planifikuar 18 nëntor.

Ky takim i vlefshëm për kualifikim në evropian nga Grupi I do të zhvillohet në shtëpinë e FC Baselit që njihet me emrin ‘Jakob-Park’ në datën e lartcekur me fillim nga ora 20:45, ndërsa është mësuar se shitja e biletave do të fillojë në muajin tetor, saktësisht më datën 20 të këtij muaji.

Ky takim pritet të mbledhë shumë shikues shqiptarë, pasi që dihet numri i madh nga vendet shqipfolëse që banojnë në Zvicër.

Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Zvicrës përfundoi me barazim 2:2 në stadiumin Fadil Vokrri, muajin e kaluar.