75 Mall Live Search
09:47 / E Enjte, 23 Prill 2026 / KV

Caktohet rendi i ditës për seancën plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është miratuar procesverbali i mbledhjes së mëparshme, ndërsa më pas është shqyrtuar propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Ndër pikat kryesore që janë diskutuar:

Projektligji për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,

Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”,

Projektligji për energjinë dhe ai për energjinë elektrike,

Projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,

Emërimi i tre anëtarëve të këshillit shtetëror të cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

Formimi i komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.