08:12 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Calhanoglu: E duam Evropën

Hakan Calhanoglu ka qenë vendimtar në fitoren e marrë nga Milan kundër Bologna-s me një gol dhe një asist. “Dua të fitoj gjithmonë dhe e kemi bërë kryesisht në pjesën e parë”, ka thënë mesfushori i kuqezinjve.

“Ishte shumë e rëndësishme t’i menaxhonim më mirë 90 minutat, por në këtë moment nuk është e lehtë, edhe për shkak të të nxehtit. Gjithsesi, jemi të gëzuar me tri pikët”.

“Kam luajtur mirë, edhe me Bonaventura-n dhe Suso-n. Është e rëndësishme që kam shënuar, por mendoj për sfidat e ardhshme që do të jenë shumë të vështira”.

Në lidhje me Gattuso-n: “Punon shumë mirë me ne, kërkon gjithmonë 100% nga të gjithë. Është thtelbësor për ne, duam Europa League”.