09:27 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Krisin grushtet” për fanellën e Calhanoglut mes tifozëve të Milanit

Në ndeshjen e javës së fundit në Serie A, Milani regjistroi një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Sassuolos.

”Rossonerët” ishin mysafirë të Sassulos, duke arritur të fitojnë me rezultat bindës, 4-1.

Ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, edhe Hakan Calhanoglu bëri një paraqitje të kënaqshme, ku dhuroi edhe një asistim, transmeton IndeksOnline.

Pas ndeshjes, mesfushori turk vrapo drejt tribunave, ku gjendeshin tifozët e Milanit.

Calhanoglu hodhi fanellën e tij drejt një tifozi të Milanit, megjithatë një tjetër tentoi ta kapë para tij.

Dhe pas kësaj filloi incidenti, ku tifozi ”hajdut” mori një shuplakë nga tifozi ”fatlum”./IndeksOnline/