20:21 / E Diele, 06 Qershor 2021 / AR

Camila Cabello ka 2 fjalë për të thënë pasi njerëzia u çudit me trupin NORMAL të saj

Camila Cabello po shijonte pushimet për qejfin e saj, bashkë me partnerin Shawn Mendes derisa paparacët e fotografuan me bikini dhe fotot bënë xhiron e rrjetit.

Nuk ka asgjë të çuditshme fakti që po shohim Camilën me rrobabanjo, por përdoruesit e rrjeteve sociale nisën me kritika ndaj trupit të këngëtares, i cili është mëse normal. Por siç dihet në rrjete sociale kërkohet perfeksioni e Camila nuk ka ndërmend të shkojë me rrymën.

Këngëtarja mori menjëherë mbështetjen e fansave që vinin në pah faktin se trupi i Camilës është trupi normal i një femre dhe të gjitha vajzat duhet të ndjekin shembullin e saj e jo të manipulohen nga perfeksioni i trupave që shohim në Instagram.

Camila reagoi me një status ku falenderoi fansat për dashurinë që i dhurojnë, por pa përmendur çështjen e fotografive.

“Faleminderit për dashurinë që më keni dhuruar dje dhe sot. Ju dua të gjithëve”-shkroi këngëtarja 24-vjeçare.