15:36 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Cana komenton emërimin e Rejas si trajner i Shqipërisë

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Lorik Cana, e ka laëdëruar trajnerin e ri të kuqezinjve, Edoardo Rejan, me të cilin kishte punuar gjatë kohës sa ishte pjesë e Lazios.

Më 23 mars, disa orë pas humbjes në “Loro Boriçi” nga Turqia, në ndeshjen e parë eliminatore për “Euro 2020”, Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se Christian Panucci është shkarkuar nga pozita e trajnerit.

Ndërsa, para dy ditësh, në vend të Panuccit u emërua edhe zyrtarisht Edoardo Reja, i cili nënshkroi kontratë deri në përfundim të fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Reja kishte qenë trajner trajner i Lazios gajtë viteve 2010-2012 dhe përsëri në vitin 2015. Pikërisht gjatë asaj kohe, Cana e pati mundësinë ta shikonte nga afër punën e Rejës, pasi që ishte pjesë e skuadrës së Lazios në vitet 2011-2015.

“Edoardo Reja është një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët, që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin”, ka deklaruar Cana për “Tring Sport”.

“Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje, përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Reja është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip”.