20:05 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Cana, pjesë e spektaklit në Turneun Memorial, ”Fadil Vokrri”

I përkrahur nga Ministria e Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës eksulzivisht zhvillohet edicioni i parë i turneut të futsallit për ta nderuar veprën dhe kontributin e Presidentit historik të futbollit, Fadil Vokrri.

Turneu përmbledh në vete gjenerata të ndryshme duke dhënë mesazhin e Vokrri i cili ishte i afërt dhe respektonte të gjithë pa dallim moshe.

Turneu do të hapet nga bashkëlojtarët e dikurshëm të tij ku luajti tek KF Prishtina dhe KF Llapi, po ashtu fëmijet e shkollave të futbollit do ta nderojnë personin i cili ja u hapi shpresën dhe ua realizojë ëndrrën, transmeton IndeksOnline.

Tani, organizatorët e këtij turneu kanë konfirmuar edhe një legjend e futbollit shqiptar do të marrë pjesë.

Bëhet fjalë për kapitenin legjendar të Kombëtares, Lorik Cana, njëherish ish-lojtar i klubeve të mëdha evropiane.

Pra, Cana do të jetë pjesë e skuadrës së yjeve që do të ofrojnë spektakël nën moton, ”Faleminderit Legjendë”./IndeksOnli