12:55 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çanak: Ndryshimi i kufijve me Kosovën ka efekt domino në rajon

Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës u bëri thirrje politikanëve në Beograd dhe Prishtinë që të mos mendojnë për ndryshimin e kufijve, pasi, sipas kësaj partie, një zgjidhje e tillë shkakton një ndikim domino jo vetëm në rajon, por edhe në botë.

“Ne jemi të bindur se çdo shkëmbim i territorit dhe ndryshimit të kufirit nuk mund të ndodhë pa tragjedi të reja, zhvendosje dhe pastrim etnik”, tha kryetari i Lidhjes Social Demokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak.