23:20 / E Enjte, 23 Mars 2023 / Gj. Sh

Cancelo e mëson nga gazetarët për shkarkimin e Nagelsmann, habit me reagimin!

Kombëtarja e Portugalisë arriti fitore të thellë 4 me 0 ndaj Lihtenshtajnit në ndeshjen e parë të fazës para-kualifikim në Euro 2024.

Menjëherë pas ndeshjes, gazetarët morën në pyetje mbrojtësin anësor dhe golashënuesin e parë, Joao Cancelo.

Gazetarët i treguan lojtarit të Bayern Munich, se trajneri Julian Nagelsmann është shkarkuar nga stoli i ekipit gjerman.

Reagimi i lojtarit ishte epik dhe po bën bujë në rrjetet sociale.