12:37 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Canelo” prezanton fizikun e frikshëm para duelit me Fielding

Saul ”Canelo” Alvarez është prezantuar para duelit të shumë pritur me Rocky Fielding.

Meksikani, i relaksuar pas fitores ndaj Gennady Golovkin në shtator, do të përballet me britanikun në Nju Jork në mbrëmjen e së shtunës.

Dhe ai ka postuar një fotografi në Instagram, duke prezantuar fizikun e tij, transmeton IndeksOnline.

”Jam 100% i fokusuar për duelin e së shtunës. Do të jetë një duel interesant. Do t’i futem zonës së kampionit. Kundërshtari është mësuar me mundës të mëdhenj si unë”.

”Nuk është sekret që jam mundës më i mirë se ai. Gjithashtu kam më shumë përvojë. Por, lëvizja në nivelet më të larta është rrezik dhe sfidë e re”.

”I pëlqej sfidat dhe kjo është arsyeja se pse po e bëj këtë. Është e rëndësishme t’i futesh historisë së boksit meksikan”, tha ”Canelo”./IndeksOnline/