18:59 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Çanta 100% lëkurë nga Mulberry del në treg, shitjet do t’i jepen një organizate të veçantë!

Shumë njerëz pëlqejnë të ndjekin trendin e modës.

Sidomos femrat kanë pikë të dobët të vishen me stil dhe në hap me modën.

Çantat, janë një prej aksesorëve më të nevojshëm për çdo veshje, transmeton Indeskonline.

Brendi i modës, Mulberry së fundi ka lëshuar në treg çantën e parë prej lëkurës 100%.

Christened Portobello Tote, është çanta më e re në fabrikën e markës së njohur britanike.

Gjithashtu brendi ka njoftuar se paratë e mbledhura nga shitja e këtyre çantave do t’i dhurohen një organizate që punon për të menaxhuar dhe mbrojtur ekosistemet natyrore në gjithë botën./Indeksonline/