12:16 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Çanta më e rehatshme dhe e bukur e 2020-s

Nëse kthemi pas në kohë në këto 10 vjetët e fundit, mund të kujtojmë disa modele mjaft interesante të çantave. Ato kanë padur forma të ndryshme si elefantë nga “Loewe”, në formë qenushi nga “Thom Browne” dhe madje edhe një shportë ushqimore nga “Chaneli”. Tani që kemi hyrë në një dekadë të re, çfarë do të  jetë në qendër të vëmendjes?

Çanta të vogla të ngjashme me një jastëk

Një nga tendencat më të mëdha të çantave të vitit 2020, do të jetë ai i një forma të thjeshtë pak e fryrë, e cila ngjason më një jastëk, ashtu siç thamë dhe më sipër. Këto çanta mund të jenë dhe në copën e lëkurës. Këto modele u shfaqën për herë të parë nga Bottega Veneta dhe drejtori kreativ Daniel Lee.

Materialet janë të ndryshme por modeli është i njëjtë, madhësia gjithashtu. Pra çantat e vogla janë ato që secili nga ju do t’i blejë këtë vit!