16:44 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çanta unike nga materialet e riciklueshme

Çanta është padyshim një nga aksesorët që nuk i mungon asnjë gruaje.

Madje, është një aksesorët më të pëlqyer pothuajse për secilën grua.

Në fakt, jemi të bindur, se secila grua sa herë që del në shopping, është në kërkim të një çantë të bukur, me detaje interesante dhe që i përshtatet garderobës tuaj.

Por, kjo nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë – në treg aq shumë lloje të çantave sa që përzgjedhja bëhet shumë sfiduese. Por, ndodh që edhe çanta që na pëlqen, aq shumë, nuk është se i përshtatet shumë buxhetit tonë.

Prandaj, ne kemi një zgjidhje ideale për të dyja këto raste, krijojeni vetë çantën– sipas stilit tuaj dhe me shumë pak shpenzime.

Me pak mund dhe pak para, vetëm duke ndjekur këshillat në videon e mëposhtme do të keni çanta shumë unike që të gjithë do të kthejnë sytë nga ju.

Më e veçanta është se këto çanta mund t’i krijoni nga materiale të riciklueshme, dhe jo fort të zakonta – xhinse të vjetra, qese plastike, tapete, këmisha të vjetra e të tjera.