16:16 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Çantat e kuqe, të duhurat (Foto)

Ndoshta e keni vënë re, duke parë vitrinat e dyqaneve tuaja të preferuara; këtë vit çantat e kuqe janë protagonistet e sezonit dhe kanë përfshirë koleksionet e vjeshtë- dimër.

Bëni tuajën modelin më të përshtatshëm për ditën, por edhe propozime të vogla dhe elegante, të përsosura për festa, darka dhe raste të tjera të veçanta.

Në një sezon ku e kuqja është një nga tendencat më të forta të dimrit 2018, nuk mund të mungonin çantat e çfarëdo lloji të kësaj ngjyre kaq festive?

E kuqja është një nga ngjyrat më të nxehta të momentit, por edhe të Krishtlindjeve dhe nuk ka rast më të mirë që me ardhjen e festave t’i lejoni vetes një blerje të re dhe t’i dhuroni vetes një çantë të re të kuqe dhe ta shfrytëzoni pastaj edhe në muajt ne vijim.

Të përsosura për rivitalizimin e veshjeve më të thjeshta dhe atyre më të çmuara, çantat e kuqe janë gjithçka që ju duhet.

Çanta të kuqe, të vogla dhe elegante për mbrëmje

Çanta të zbukuruara me aplikacione dhe qëndisje, kuleta minimale chic: për mbrëmjen çantat e kuqe bëhen të vogla dhe elegante. Aleate të përsosura për pamjen dhe raste të veçanta.

Çanta të kuqe ” maxi” për ditën

E përsosur për ditët e sotme, çantat e kuqe janë bërë protagonistet në versionin Maxi, ideale për t’i marrë me vete 24 orë në 24.

Ja një seleksionim i çantave të kuqe, të cilave mund t’i vini syrin kur të dilni për të blerë.