08:24 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Çantat më të bukura që do ia shihni të gjithëve këtë sezon

Çantat janë ndër aksesorët më të dashur për gratë. Njësoj si me këpucët, edhe me këto të fundit nuk mjaftohemi ndonjëherë. Çdo sezon vjen me prurje të reja, e kjo vjeshtë është e ‘artë’ për të gjitha të ‘fiksuarat’ e çantave. Fotogaleria e mëposhtme përmbledh modelet më të bukura

Çantat e mbrëmjes nuk do u ngjasojnë më kuletave të mëdha, por do të kenë zinxhirë për t’u varur në kyçin e dorës.

Çantat e vogla me rrip të ngjashme me ato të viteve ’70.

Të thjeshta dhe Chic ! Modeli i rregullt, lëkura dhe ngjyrat e tokës i bëjnë këto çanta të duken vintage,por në 2019-n me një çantë të tillë, do të dukeni IN.

Çantat e mëdha, modeli më i pëlqyer për sezonin e vjeshtës! Lehtësisht të kombinueshme, forma të rregullta dhe më e rëndësishmja: hapësirë aq e bollshme sa mund të marrësh ç’të duash.

Çantat dy-ngjyrësh duket se do të jenë protagonist të këtij sezoni, ndaj bëni mirë të investoni në një model të tillë, pasi mundësitë e kombinimit janë të larta (vetëm zgjidhni ato ngjyra që shkojnë me pjesën më të madhe të garderobës)

Çantat në formë kubi, janë risia e këtij sezoni,ndaj mos u habisni kur të shihni sesi feed-i i Instagramit tuaj, të mbushet me këto çanta ! Nga ato të tejdukshmet, deri tek çantat e lëkurës, këto të fundit vijnë në ngjyra e materiale të ndryshme.

Zinxhirat gjithashtu do të jenë një aksesor shumë i përdorur këtë vit!

E përsa i përket printeve, këto nuk do të mungojnë këtë vit. Nga leopardi deri tek gjarpri, bëhuni gati që qyteti të shndërrohet në një ‘xhungël’