08:17 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Capello: Interi po kërkon këtë futbollist

Inter do të ndërhyjë në merkaton në janar, sipas Fabio Capello-s. Trajneri i Jiangsu Suning, skuadra kineze e Zhang Jindong, ka folur për momentin e vështirë që po kalojnë zikaltrit dhe për kërkimet që po zhvillojnë Ausilio dhe Sabatini për të gjetur lojtarin e duhur për ekipin.

Dhe, duke parë se ai është pjesë e familjes Suning, është e lehtë të kuptohet se ai di se çfarë po ndodh në prapaskenë.

“Skuadra më duket e mirë. Në janar nuk është mirë të blesh sa për të blerë, por diçka do të bëhet. Sabatini punon shumë mirë, tani po kërkon të gjejë lojtarin e duhur, që të mund të bëjë diferencën, duke dëgjuar sugjerimet e Spalletti-t. Por në janar nuk ka lojtarë të tillë në treg. Inter do një lojtar si Arturo Vidal, që mund të luajë mbrapa sulmuesit”.

“Mauro Icardi lihet gjithmonë vetëm përpara. Ndryshe nga sa ndodh tek Juventus, ku sulmojnë gjithmonë me katër lojtarë, tek Inter bie menjëherë në sy izolimi i argjentinasit”, ka thënë Capello.

Temat: