10:50 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Capello kritikon lojën e Juventusit, ka dy fjalë për Bonuccin

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello ka kritikuar mënyrën e qasjes së “Zonjës së Vjetër” në ndeshjen kundër Atletico Madrid.

Fituesi i Ligës së Kampionëve me Milanin në vitin 1994 ka pasur kritika edhe për mbrojtësin Leonardo Bonucci, shkruan Indeksonline.

“Juventusi nuk më pëlqeu aspak, luajti duke humbur kohë. Nuk ishte Juventusi që zakonisht shohim në fushë, në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Bardhezinjtë e dinin se Atletico Madrid është një skuadër e fortë, ndaj duheshin marrë masat. Sidoqoftë, në vend të kësaj, ata pësuan dy gola”.

 “Bonucci u hodh, me shpresën se arbitri do të gënjehej. Ky është fryti i mentalitetit në Itali, ku me një përkëdhelje rrëzohesh dhe merr faull. Rezultati duket vetë. Nuk kishte faull”. /IndeksOnline/