21:41 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / Blerim

Capello për Messin: Nuk e kam parë kurrë duke vrapuar aq shumë


Fabio Capello është i befasuar me paraqitjen e Leo Messit mbrëmë ndaj Juventusit.

Skuadra e Barcelonës mbërmë arriti ta mposhtë Juventusin me rezultat final në 0:2, ku protagonisit i golit të dytë ishte edhe vet Leo Messi, shkruan IndeksOnline

Ish-trajneri italian, Capello thotë se nuk e ka parë të vraponte qa shumë Leo Messin.

“Nuk kam parë Messin kurrë të vraponte aq shumë”, ka thënë Capello.

“Juventus vuajtën shumë dhe ishin me fat që rezultati final ishte 0:2”, tha mes tjerash italiani.