10:22 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Capello shkarkohet nga detyra (Foto)

Fabio Capello është shkarkuar nga detyra e trajnerit nga skuadra kineze, Jiangsu Suning.

Rezultatet e dobëta kanë bërë që klubi kinez ta largoj nga detyra ish-trajnerin e shumë skuadrave të njohura europiane, transmeton IndeksOnline.

Edhe pse klubi ende nuk ka dhënë informacion zyrtar, mediat thonë se Capello tashmë gjendet në vendlindjen e tij, Itali.

Madje thuhet se Jiangsu tashmë është në bisedime me trajnerin rumun, Cosmin Olaroiu.

Klubi kinez me futbollistë të njohur, si: Ramires, Alex Teixeira, Gabriel Paletta dhe Boakye, ka grumbulluar vetëm tri pikë në tri xhirot e para të sezonit të ri në Superligën e Kinës./IndeksOnline/