18:15 / E Shtunë, 18 Shtator 2021 / A K

Capital T lanson këngën e re “Valle”

Reperi i njohur i estradës shqiptare, Capital T, ka publikuar ditën e sotme (e shtunë) projektin e ri muzikor.

“Valle” mban titullin kënga, të cilën po ashtu e ka kompletuar tejet mirë edhe nga ana vizuale.

Artisti si gjithnjë vjen me paraqitje të veçantë skenike e me një klip të kuruar në çdo detaj.

Miksimi dhe masterizimi i këngës u realizua nga Tonix, gjersa për producimin u përkujdes A Lau.


Videoja i është besuar Gargia Global, të cilën tanimë e gjeni të plotë në kanalin e artistit në YouTube.

Me t’u lansuar, projekti mori reagime të shumta e mjaft pozitive fansat e së cilit i besojnë stilit e zhanrit të tij muzikor.

Prurja e re e Trim Ademit (emri i vërtetë) vjen pas një vere të angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.