13:58 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Capital T paralajmëron projektin e ri, tregon datën e publikimit

Reperi kosovar, Capital T ka paralajmëruar projektin e ri i cili do të vije në bashkëpunim.

Përmes një video të publikuar në Instagram, Kapo ka treguar se kënga e tij e re do të jetë në bashkëpunim me reperin francez Moe Phoenix.

Reperi ka treguar se kënga e re do të publikohet me datën 1 qershor dhe mban titullin ‘Mercy’.

Kujtojmë që Capital T së fundi solli në version të përpunuar këngën ‘200 ditë’ të grupit TNT./Indeksonline/