15:59 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Capital T refuzon dhe tallet me ofertën që i bëjnë për rritjen e numrit të ndjekësve në Instagram

Ai numëron rreth 745 mijë ndjekës në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, teksa duket se së fundmi i ka arritur një ofertë interesante për rritjen e këtij numri.

Këte ofertë e bëri të ditur vetë këngëtari me anë të një fotografie të postuar në InstaStory të cilën e publikoi në llogarinë e tij. Me anë të cilës tregoi ofertën e kundërlighshme që një llogari në Instagram i kishte bërë atij.

“Mesa mund të shoh, ti ke 745 mijë ndjekës, por ky nuk është fundi, ne mund ti rrisim më shumë nëse ju dëshironi, mund t’ju sjellim më shumë milionë ndjekës”, shkruhej në mesazhin drejtuar atij.

Por, duke dëshmuar në vërtetësinë e personave që ndjekin, Capital T e ka refuzuar kategorikisht një ofertë të tillë, madje edhe ka qeshur me të.

“Jo faleminderit”, ka qenë përgjigja shkurt e reperit, i cili e ka publikuar këtë fotografi si mesazh ndërgjegjësues për fansat, që të mos pranojnë oferta të tilla.

 

Temat: