11:25 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Capital T nuk është në lidhje, kjo është deklarata e vajzës që pozoi me të!

Capital T ditën e djeshme kishte bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram” ku shfaqej në helikopter së bashku me një femër.

E ndonëse të gjithë aluduan se ajo ishte e dashura e tij, nuk doli që të jetë ashtu, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për modelen malazeze, Marija Kolinovic e cila në rrjetet sociale ka publikuar titujt ku thuhej se ajo dhe Capo ishin në lidhje.

“Njerëzit po flasin për lidhjen time me Trimin për disa orë, kështu që po jap një deklaratë për këtë. Trim është një mashkull përfekt, por lidhja jonë është e natyrës profesionale. Unë kam një të dashur dhe ky është ai. Kjo është gjithçka që kam për të thënë” u shpreh modelja.

Ndryshe, Capital T nuk i bënë lidhje e tij publike dhe një postim i tillë zgjoi shumë kureshtje./Indeksonline/