Capital T shtron iftar për shtëpinë e të moshuarve në Suharekë
Artisti i njohur, Capital T, ka dëshmuar se ka zemër të madhe.
Këngëtari nga Prishtina ka vendosur të bëjë vepra të mira, duke shtruar iftar për të moshuarit, shkruan IndeksOnline.
Pak ditë para përfundimit të muajit të Ramazanit, Kapo vizitoi shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë, ku u prit nga kreu i kësaj shtëpie, Halil Kastrati.
“Sot Iftari me Trim Ademin. Kapo sonte e ka dhuruar Iftarin për të gjithë banorët e shtëpisë së të moshuarve dhe stafin e kësaj shtëpie! Zoti e shpërbleftë” ka shkruar Kastrati, në portretin e përbashkët me artistin.

