13:29 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Capital T sjell projektin e ri, kjo është data e lansimit

Reperi i njohur, Capital T ka përfunduar projektin më të ri muzikor.

Kënga mban titullin ‘Hookah’ dhe fillimisht pritet të lansohet në platformën ‘spotify’ në ora 00:00 ndërsa të nesërmen në ora 12:00 edhe në kanalin Youtube së bashku me videoklip mësojnë burime të Indeksonline.

Projekti i ri vjen me muzikë nga Rzon ndërsa klip është punuar nga ‘Imagine’.

Kujtojmë se Kapo ka qenë shumë aktive me projekte muzikore që nga fillimi i këtij viti, projekti i tij i fundit erdhi në bashkëpunim me reperin 2po2, dyshja lansuan këngën ‘Borebardha’ e cila u mirëprit nga adhuruesit e reperëve./Indeksonline/