16:09 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / AR

Capital T sjellë versionin e ri të këngës “Pi Raki”

Reperi i njohur kosovar Capital T, do të lansojë projektin e ri muzikor.

“Pi Raki” titullohet kënga të cilën do ta publikojë ditën e Shën Valentinit, me 14 shkurt.

Në bazë të promo-s që ka publikuar, shihet se kënga është vizualizuar me videoklip.

Ndërkohë theksojmë që kënga është një ‘remake’ e këngës “Pi Raki” e që më parë u këndua nga Teuta Selimi./Indeksonline/