13:11 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Capital T takohet me Erion Veliajn, e falënderon për mbështetjen

Reperi i njohur kosovar, Capital T po qëndron në Tiranë.

Gjatë qëndrimit atje, artisti i mirënjohur është takuar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Një fotografi ku shihet përkrahë tij, Capita T e ka ndarë më adhuruesit në Instagram ku edhe ka falënderuar Veliajn për mbështetjen që i ka dhënë gjatë koncertit madhështor që Kapo mbajti vitin e kaluar në kryeqytetin shqiptar “Time Capsule”.

Reperi po ashtu tregoi se gjatë takimit me Veliajn kanë biseduar për shumë gjëra të bukura që do të vijnë në vazhdim për Tiranën.

“Dje patem një takim me lalin më t’mirë që ka Tirana Erion Veliajn. Biseduam për shumë gjëra të bukura që po vijnë për Tiranën në vazhdim. Është gjithmonë knaqësi të ndaj kohë me ju lali dhe faleminderit për mbështetjen që na dhatë për eventin “Time Capsule” që së fundmi e nxorëm në transmetim dhe i cili shënoj 1-vjetorin”, ka shkruar Capital T./Indeksonline/