Carabao Cup starton sonte: Njihuni me pesë ndryshimet e mëdha të kësaj gare
Kampanja e Carabao Cup për sezonin, 2018/19 fillon sonte me disa ndeshje të rangut më të ulët.
Aston Villa do të përballet me Yeovil në ”Huish Park”, dhe kjo duket se është sfida kryesore për sonte.
Do të zhvillohen komplet 34 ndeshje në mbrëmjen e sontme, derisa Sheffield Wednesday duhet të presë deri të enjten për sfidën me Sunderlandin në ”Stadiumin e Dritës”, transmeton IndeksOnline.
Por, kompeticioni në fjalë do të jetë më ndryshe këtë seozn pas disa ndryshimeve të rregullave. Por, për çfarë bëhet fjalë?
Nuk do të ketë vazhdime – ndryshimi më i madh është ky. Nëse brenda 90 minutave rezultati është baras, atëherë skuadrat do të vazhdojnë me ekzekutimin e penalltive.
Ndalimi i sistemit të penalltive, ABAB – A (skuadra e parë), B (skuadra e dytë). Sezonin e kaluar ishte praktikuar ky sistem, ku skuadra e parë gjuante penalltinë, më pas e gjuante skuadra e dytë. Tutje, skuadra e dytë gjuante penalltinë e para dhe skuadra e parë e gjuante penalltinë vijuese.
Ky sistem do të ndalohet për shkak të frikës se tifozët ishin hutuar nga kjo.
Përballja e skuadrave të rangut të ulët me ato të rangut të lartë – Deri në këtë sezon, skuadrat e rangut të ulët është dashur t’i kalojnë dy raunde për të qenë të gatshme të përballen me skuadrat e rangut më të lartë.
Megjithatë, Carabao Cup është regjionalizuar tashmë në të gjitha aspektet.
Kartoni i verdhë nuk kontribon në pezullim në kampionat – Kartonët e verdhë të pranuar në Carabao Cup nuk do të kontribojnë në pezullimin e lojtarëve në kampion. Më herët, me pesë kartona të verdhë në një garë të tillë, ke qenë i pezulluar për një ndeshje në Premier League.
VAR të largohet nga Carabao Cup – Sezonin e kaluar, VAR ishte përdorur në gjysmë-finale dhe finale të kësaj gare. Megjithatë, këtë sezon nuk do të përdoret në fushat e klubeve të Premier Leagues./IndeksOnline/