08:21 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fjalët e Arjanet Muriqit pas fitores, 3-0 përballë Oxford Unitedit

Në kuadër të rrethit të tretë, Manchester City e ka eliminuar Oxford Unitedit si mysafir në Carabao Cup.

Trajneri, Pep Guardiola ia besoi vendin e titullarit në portë portierit të Kosovës, Arjanet Muriqi.

Dhe reprezentuesi kosovar ia doli mbanë duke mbajtur portën të paprekur dhe për të luajtur rol krucial në fitoren e djeshme.

Pas ndeshjes, Muriqi është shprehur i lumtur me mundësinë e dhënë nga Guardiola, transmeton IndeksOnline.

”Ndihem mirë, ishte një ndeshje e mirë, portë e paprekur. Ëndërra ime u bë realitet”.

”Stërvitem shumë çdo ditë, dhe jam i lumtur me mundësinë që kisha. Guardiola besoi në mua që të luaj”.

”Jam si në shtëpi këtu, shpresoj të luaj edhe në rrethin tjetër, por ky vendim i takon trajnerit”, u shpreh Muriqi pas ndeshjes./IndeksOnline/