09:51 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Cardi B ‘rikthehet’ më fuqishëm se kurrë!

Pas largimit të saj nga rrjeti social “Instagram”, Cardi është rikthyer prapë.

Ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” ka lajmëruar rikthimin e saj bashkë me një duet që do ta ketë me këngëtarin e famshëm, Bruno Mars.

Kjo këngë sipas Cardit do të lansohet të premtën në mesnatë.

Cardi B ishte fituese e çmimit “Albumi më i mirë RAP” në Grammy./Indeksonline/