19:04 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Cardi B, tregon dhuratat që mori vajza e saj për ditëlindjen e parë

Reperja e njohur botërisht, Cardi B ka festuar ditëlindjen e parë të vajzës së saj, Kulture Kiari Cephus, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast, këngëtarja nuk u kursye të tregojë dhuratat që mori e bija për ditëlindje në storiet e publikuara në rrjetin e saj social “Instagram”.

 Ndër dhurata të llojllojshme  u pa se e vogla e Cardi-t kishte marrë një palë këpucë balerinash të punuara me gurë të gjallë dhe një xhaketë lëkure nga firma “BODA”.

Së fundmi,  këngëtarja ka lansuar një këngë të re kushtuar  bijës së saj./Indeksonline/