08:49 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Cardiff nuk do t’i paguaj asnjë cent Nantes për Emiliano Sala

Skuadra uellsiane Cardiff është ankuar në FIFA rreth transferimit të Emiliano Sala.

Argjentinasi kishte nënshkruar kontratë me skuadrën që garon në Premier Ligë, duke u transferuar nga skuadra franceze Nantes.

Megjithatë gjatë udhëtimit nga Franca në Uells ndodhi tragjedia, aeroplani që po barte Salan u rrëzua dhe argjentinasi humbi jetën.

Nantes insiston se Cardiffi duhet të paguaj 15 milionë funte.

Sipas mediumit anglez ‘The Sun’ Cardiff mund të përfundoj në gjyq rrëth kësaj çështje. /Indeksonline/