20:42 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Çartet” djaloshi kosovar, ia shënon dy gola Sevillës në Europa League

Mbrojtësi me prejardhje nga Kosova, Danel Sinani ka shënuar dy gola në ndeshjen kundër Sevillës, në kuadër të Ligës së Evropës.

Skuadra e tij ishte në disavantazh 0-5, ndërsa Sinani për 11 minuta shënoi dy gola.

22 vjeçari është i lindur në Beograd, por prindërit e tij janë  nga Dragashi i Kosovës.

Ai luan për Luksemburgun dhe deri tani është paraqitur 19 herë për këtë Kombëtare.

/Indeksonline/