23:57 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Çartet” Haziri: A jeni n`veti, ju ma të pasun se Federata e Zvicrës, a?

Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit nuk i ka pëlqyer ideja që gjoba e Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës me nga 10 mijë franga e shqiptuar prej FIFA-s, dhe ajo e Stephan Lichtsteinerit me 5 mijë franga, të paguhen nga ministra e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“A jeni n`veti bre?”, u është drejtuar atyre, Haziri, përcjellë Indeksonline.

Ai madje ua ka kujtuar atyre se çdo dhuratë mbi 50 euro, cilësohet si korrupsion.

Ky është komenti i plotë i Hazirit:

Po lexoj e ndigjoj budallaki të llojit të vetë. Ministra e deputetë po kërkojnë me ja pagu dënimin që u shqiptua për Shaqën e Xhakën. A jeni n’veti bre? A po mendoni që jeni ma t’pasun se Federata e Futbollit zviceran, se konfederata e Zvicres apo edhe se lojtarët, a?!

Nji gja dijeni: ata nuk marrin pare të korruptueme. Nashta edhe keni harrue që ‘çdo dhuratë ma shumë se 50 euro asht korrupsion”. Nejse, të korruptuemit nuk e lexojnë mirë këtë punë!

Edhe nji politikan ia kish kujtue BE dhe ShBA që ish-ministri i Milosevic asht ba president i Serbisë. Po get keni harrue që para se me u ba president, ka qenë edhe kryeministër. Marre asht me manipulue me ‘pagesa’ e memory. Fajtori dihet!

#manupilanta #injoranta #tëkorruptuem