19:46 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Çartet ish-avokati i Maradonës, thotë se ambulanca u vonua për 30 minuta!

Ish-Avokati dhe mjeku i Diego Maradonas e kanë kritikuar kujdesin shëndetësor që i’u është ofruar legjendës argjentinase.

Avokati, Moral akuzon ambulancën dhe shëndestësinë në Argjentinë që mbërritën me 30 minuta vones, ai e quan kriminale mënyrë se si ambulance u vonua, shkruan IndeksOnline

Përmes një shkrimi në “Twitter”, ish-avokati i të ndjerit, thotë se vdekja e Mardonës erdhi nga neglizhenca e stafit mjekësor që nuk arritën me kohë.

“Unë i dhashë lamtumirën time personalisht atij, mu largua një shok”.

“Është e pakuptueshme se si për 12 orë shoku im nuk ka pasur vëmendje apo kontroll nga personeli ligjor shëndetësor.

“Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, e cila ishte IDIOCI KRIMINALE.

“Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që kjo të hetohen deri në fund. Ndërsa Diego tha, ‘Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë'”, tha ai.