Carvajal i emocionuar: Largimi im simbolizon fundin e epokës së 3 herë fituesve të Championsit
Dani Carvajal luajti sot ndeshjen e tij të fundit me Realin.
Ai kështu largohet si legjendë, ku padyshim mund të thuhet se është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në histori.
Spanjolli, ishte i emocionuar pasi që ai është një produkt i akademisë së madrilenëve “La Fabrica”, ku madje foli para tifozëve në “Bernabeu”.
“Largimi im simbolizon fundin e 3-titujve, 4 titujve të Ligës së Kampionëve në 5 vjet. Ne të gjithë jemi larguar tani, por duam që Real Madridi të vazhdojë të fitojë dhe ta bëjë përsëri”, u shpreh Carvajal.
Carvajal, numëron 451 paraqitje me Real Madridin ku kishte shënuar 14 gola dhe 66 asistime si dhe kishte fituar plot 27 tituj./IndeksOnline/

